KreuStil Jetese

Olti Curri nuk ndalet! Adelina tha se nuk e njeh, Olti e sulmon sërish

Pas një komenti të bërë nga gazetari Olti Curri në foton e këngëtares Adelina Tahiri me bashkëshortin e saj ku shkruante “Kush është bashkëshorti këtu”, përplasja mes tyre ka vijuar edhe më.

Dje, menjëherë pasi lajmet nisën të qarkullonin, Adelina iu përgjigj “Prive” lidhur me sulmin e Oltit duke thënë se ajo nuk e njihte atë. “Kush është ky? Ndonjë fans? Apo do që të bëjë emër në krah të të tjerëve? S’e njoh, kam fansa shumë. Shumë dashuri për të”.- ishin fjalët e këngëtares në bisedën e bërë me gazetarin.

Dhe Olti Curri nuk është ndalur me aq e as ka zgjedhur ta kaloj në heshje këtë reagim të saj. Pasi ka publikuar në Instagram lajmin në fjalë, gazetari shkruan: “Po Adeline, jam fans i Azizit por meqë ai ka kohë pa dalë, ma nxjerr ti mallin e tij”, duke e shoqëruar komentin me të qeshura.

Azis është artisti bullgar i shumë përfolur për shkak të pamjes së tij, pasi shfaqet gjithmonë me makiazh dhe me pamjen e një femre.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF