Emri i Alketa Vejsiut dhe i Shqipërisë është përmendur në një ndër emisionet më të ndjekura italiane “Maurizio Constanzo Show” që transmetohet në Canale 5. Ka qenë prezantuesja italiane Paola Perego ajo që ka folur me superlativa për prezantuesen shqiptare që drejton një sërë emisionesh dhe spektaklesh në “Tv Klan”, Alketa Vejsiu
“Ata bëjnë televizion të një niveli shumë të lartë. Unë i kam vizituar studiot televizive në Tiranë dhe janë shumë të bukura. Është Alketa, një prezantuese shumë e famshme që unë e kam takuar, e cila bën programet e Bonolis-it në Tiranë si për shembull “Piter Pan” dhe është shumë e talentuar. Tani e kam edhe mikeshë. Unë ka ndjekur nga afër regjistrimin e emisioneve dhe ata janë me të vërtetë shumë avantgard”– ka thënë prezantuesja live në emision.
Ajo nuk është ndalur me kaq por ka vijuar të thotë fjalët më të mira edhe për Tiranën e Shqipërinë duke thënë se e ka gjetur qendrën e Tiranës shumë të bukur, dhe kjo ishte një surprizë e madhe pasi nuk e priste aspak.
Videon e ka publikuar edhe në llogarinë personale vet Alketa e cila shpreh mirënjohjen ndaj prezantueses italiane. “Nuk kam fjalë Paola Perego. Je prezantuesja që Shqipëria e ka duartrokitur gjthmonë dhe nnjë grua e jashtëzakonshme që e vlerësoj. Suksesi është vërtet një rezultat i ardhur pas shumë punë dhe impenjim, dhe ti je një shembull i mirë për këtë. Faleminderit për vlerësimin, je një shembull për t’u ndjekur”– vijon prezantuesja e “Dance With me”.



















