Rita Ora do të lançojë albumin e saj të dytë të shumëpritur të quajtur “Phoenix” të premten dhe zgjodhi një veshje impresionuese teksa i drejtohej festës në nder të publikimit të tij, të hënën në mbrëmje në Londër. 27-vjeçarja u shfaq e veshur me fustan të shkurtër voluminoz, të kuq flakë me thekë, kombinuar me një palë sandale të së njëjtës ngjyrë.
Sa i përket flokëve, Rita kishte zgjedhur t’i kapte ato pas me një model retro ndërsa për të kompletuar pamjen e saj si kasesorë kishte zgjedh
ur vathë me gura ngjyrë lejla.



















