KreuStil Jetese

Këngëtarja shqiptare pa rrip sigurimi! “Le t’ma heqin patentën, kam burrin avokat”

Teksa udhëtonte me makinën e saj drejt punës së bashkëshortit, këngëtarja nga Maqedonia Adelina Tahiri ka realizuar edhe një video live me ndjekësit në Instagram. Ajo çfarë i ka rënë në sy ndjekësve të kënëgtares ka qenë fakti se përveçse përdorte celularin gjatë drejtimit të mjetit, Adelina nuk kishte vendosur rrip sigurimi.

Kritikës së policia mund t’ja heqë patentën sepse nuk ka lidhur rripin e sigurimit, 27-vjeçarja përpara mijëra ndjekësve tha: “Policia le t’ma heq patentën, ca t’bëj e kam burrin avokat më ndihmon ai ta marrë prapë”.

Ndonëse kjo fjali u shoqërua nga një e qeshur nga ana e saj, nuk tingëllon aspak mirë, qoftë edhe si shaka, pasi nuk është aspak përgjigjia e duhur që duhet dhënë te të rinjtë që përdorin Instagramin dhe drejtojnë makinën

Adelina Tahiri tregoi se ajo ka shumë qejf të ngasë makinën ndonëse ka shofer personal, të cilin e përdor vetëm kur udhëton me djalin e vogël 3 muajsh për të qenë ai sa më i sigurtë. Tahiri është e martuar me avokatin e njohur maqedonas Serjozha Markov dhe gjithmonë pëlqen të ndajë me fansat edhe jetën e luksit që bën apo dhuratat e pafundme që merr nga bashkëshorti i saj 50 vjeçar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF