KreuStil Jetese

Aktori i njohur shqiptar vishet si princeshë dhe ne u gajasëm së qeshuri!

Nuk përbën aspak çudi që aktori i njohur i show-t të humorit “Duplex”, Eglein Laknori të shndërrohet në një personazh të pazakontë, pasi këtë e bën shpesh. Mëngjesin e sotëm ai ka postuar një foto ku shfaqet i veshur si femër ndërsa në kokë mban një kurorë princeshe ngjyrë rozë, dhe ne s’mund ta mbanim të qeshurën sapo e pamë.

Në fakt gjithë rolet e aktorit janë të tilla madje humori i tij i spikatur vihet re edhe në rrjetet sociale mjafton të shihni llogarinë e tij në Instagram (@eglein_laknori_official) dhe videot që do t’ju bëjnë të mbani barkun me dorë.

Eglein Laknori prej vitesh është i angazhuar në spektakle humori dhe është një ndër personazhet më të spikatura me një sërë rolesh komike mjaft të pëlqyera nga publiku.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF