KreuStil Jetese

2 vite bashkë, Alfio ‘gdhend’ në trup tatuazhin për Fatmën

Alfio Rrotani dhe prezantuesja Fatma Methasani janë ndër çiftet më të përfolur të momentit, që prej momentit kur lidhja e tyre 2 vjeçare u bë publike.  Pas deklaratave të dashurisë që dyshja i bën njëri-tjetrit në rrjetet sociale, shefi i kuzhinës ka ‘gdhendur’ në trup tatuazhin që i dedikohet partneres së tij.

“Vazhdoj dhe mendoj që nuk ka fjalë që të bukura për të të thënë sa shumë të dua!…Prandaj vendosa të të kem në lëkurën time për të të falenderuar për dy vitet më të bukura të jetës sime!!!”- shkruan Alfio. Sigurisht nuk k amunguar as dedikimi e përgjigjia e prezantueses që në koment shkruan “Të dua sa bota”.

Alfio Rrotani dhe Fatma Mehhasani janë në një histori dashurie prej 2 vitesh dhe janë njohur bashkë në ambientet e televizionin InTv ku kanë punuar së bashku. Ndonëse e mbajtën historinë e tyre të dashurisë larg syrit të publikut, tanimë çifti nuk i fsheh deklaratat e dashurisë e as surprizat që i bëjnë shumë shpesh njëri-tjetrit.

Tashmë dyshja bashkëjeton në Tiranë  ndërsa sa i përket angazhimeve të karrierës, Fatma vijon emisionin e saj “Fun Day” në Intv, ndërsa Alfio ka nisur këto ditë emisionin e tij të kuzhinës në bashkëpunim me kolegun Indrit Çela në Tv Klan, emision i quajtur “Sfida e Gatimit”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF