Ajo është nënë e dy fëmijëve të vegjël që kanë një diferencë të vogël moshe me njëri tjetrin por ka rrëfyer se shtatzënia e dytë paska qënë e paplanifikuar. Erisa Xhixho ka qenë e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” në Top Channel ku ka treguar me humor dhe detaje të pritjes së ëmbël “Erdhi surprizë, ishte e paparashikuar nga ne: si nga ana ime por edhe nga ana e Eneas- bashkëshortit, por kanë punët e burrit dhe të Zotit them unë”- pohoi Xhixho.
Nënkryetarja e LSI-së ka treguar se ajo i është rikthyer punës në auditor si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë krahas angazhimeve në politikë. Erisa Xhixho është martuar me Enea Nuredinin në shtator të 2014-ës dhe kanë dy fëmijë djalin Henri 2 vjeç e gjysmë dhe vajzën Nikol 6 muajshe.



Stil Jetese
Si të bini nga pesha për mos ta rrimarrë më!
















Stil Jetese
S’do ta besoni sa vlen një portokall në ditë!
