KreuStil Jetese

Mamaja e Mario Dedivanovic mbush 72 vjeç por vetëm aq që nuk duket!

Grimieri me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic është një emër shumë i njohur në botë. I ndjekur nga mbi 5.5 milionë njerëz në Instagaram, dita e sotme është një ditë feste në familjen e Marios.

E ëma e make up artistit feston sot ditëlindjen dhe mbush 72 vjeç por ne na ngelën sytë te pamja e saj: Një zonjë e bukur dhe e fisme që nëse Mario s’do të na zbulonte moshën me siguri do i jepnim shumë vite më pak.

“Gëzuar 72 vjetorin e ditëlindjes mami. Nuk ka fjalë që të përshkruaj se sa shumë të dua dhe se sa shumë rëndësi ke për mua. Të lutem qëndro e re dhe e fortë gjithmonë që kështu unë të të tregoj botën. Të dua”– shkruan 35-vjeçari.

 

 

Happy 72nd birthday Mom. There are no words to describe how much I love you how much you mean to me. Please stay young and strong forever so I can keep showing you the world. I love you. ♥️

A post shared by MAKEUP BY MARIO (@makeupbymario) on

Mario Dedivanovic është një ndër emrat më të njohur të make up-it në botë. Ai është grimieri personal i Kim Kardashian dhe i shumë yjeve të famshëm hollivudian.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF