KreuStil Jetese

10 modele të mëdha në moshë që janë absolutisht të mahnitshme!

Këto gra na provojnë se karriera e modelingut mund të zgjasë shumë më shumë se të 20-tat.

1. Daphne Selfe, 84 vjeç

Daphne Selfe ka qenë modele për 62 vitet e fundit.

2. China Machado, 83 vjeç

China Machado ka qenë një ndër modelet më të kërkuara të pasarelave në viteve ’50 dhe për shumë vite muza e Richard Avedon.

3. Carmen Dell’Orefice, 82 vjeç

Carmen Dell’Orefice është e njohur si një ndër modelet më të vjetra të kësaj industrie. Ajo është shfaqur në kopertinën e revistës prestigjioze “Vogue” kur ishte 15 vjeç dhe nuk ndaloi kurrë.

4. Jacquie Tajah Murdock, 82 vjeç

Jacquie Tajah Murdock është një legjend e teatrit “Apollo” e kthyer në modele. Ajo ka qenë imazhi i markës Lanvin për kolesionin vjeshtë-dimër 2012.

5. Gitte Lee, 78 vjeç

Gitte Lee ka qenë modele që prej vitit 1961 dhe është e martuar me aktorin Sir Christopher Frank Carandini Lee.

6. Veruschka von Lehndorff, 74 vjeç

Veruschka von Lehndorff është modele, aktore dhe artiste gjermane, e cila ishte tejet e famshme në vitet ’60.

7. Valerie Pain, 72 vjeç

Valerie Pain ka qenë modele në vitet ’60 dhe në moshën 65 vjeçare iu rikthye sërish modelingut.

8. Lauren Hutton, 70 vjeç

Në moshën 70-vjeçare është ende një ndër femrat më të mira të kopertinave. Ajo u shfaq në kopertinën e American Vogue një rekord i vendosur 26 herë.

9. Penelope Tree, 64 vjeç

Penelope Tree ka qenë një nga modelet më të mira në Londër në kohën e saj, në vitet ’60. Fillimisht ajo është fotografuar nga  Diane Arbus kur ishte vetëm 13 vjeç.

10. Pia Gronning, 64 vjeç

Pia Gronning është aktore daneze e kthyer në modele. Ajo u shfaq në “Two Jakes” në 1990 dhe në “Wild Turkey” në 2003-in

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF