Meghan Markle nuk mundohet aspak ta fshehë barkun e rrumbullakosur dhe bën kaq mirë sepse duket e mrekullueshme.
Ajo dhe bashkëshorti i saj princ Harry kanë qenë të pranishëm mbrëmjen e së hënës për të ndjekur shfaqjen e Varieteteve Mbretërore në Londër, që ka përkuar të jetë edhe dita kur çifti feston 6 mujorin e tyre të martesës.
37-vjeçarja tregonte më së miri nurin e saj të shtatzënisë dhe nuk nguronte të përkëthelte barkun përgjatë mbrëmjes.
E veshur me një bust nga “Safiyaa”, i dekoruar me temina të zeza dhe gjethe të bardha, nëna e ardhshme e familjes mbretërore dukej e mahnitshme. Me flokë të kapur pas dhe me një look tejet elegantë, Meghan kishte zgjedhur vathë Birks Snowstorm, të cilët i ka vendosur edhe në evente të mëparshme



















