Që prej ngjarjes së bujshme ndodhur në zonën e ish-Bllokut ku disa persona u konfliktuan me armë pas ngacmimit që mendohet se njëri prej tyre i ka bërë këngëtares Elvana Gjata, kjo e fundit ka humbur çdo gjurmë.
Këngëtarja që prej fillimit të tetorit nuk është shfaqur asgjëkundi e madje nuk dihet as se ku ndodhet e as nuk është aktive në asnjë rrjet social. Madje as publikimi i videokliplit me Pooh Bear nuk e bëri Elvanën të reagoj apo të postojë qoftë edhe punën e saj siç bën çdo artist.
Por nëse ajo ka zgjedhur që të qëndrojë larg publikut dhe në heshtje, ka një arsye që do e rikthejë Elvanën në publik për pak ditë. Në muajin dhjetor do të rishfaqet në kinema filmi “2 gisht mjaltë”, xhirimet e të cilit janë realizuar që në pranverë. Këtë ka konfirmuar edhe producenti i filmit Ermal Mamaqi, i cili ka konfirmuar se filmi do të shfaqet së shpejti në kinematë në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë.



















