Emina Cunmulaj është e drejtëpërdrejtë dhe nuk i fsheh ndjenjat edhe kur vjen puna te bashkëshorti i saj, njeriu me të cilin ndan jetën që prej disa vitesh. Ajo ka zgjedhur që të publikojë një foto të të dyve bashkë teksa vallëzojnë dhe t’i shkruaj atij një dedikim të sinqertë e plot ndjenjë.
“Ti je mbreti im dhe jam mirënjohëse për ty çdo ditë. Për të mos thënë që t’i ma ‘heq trurin’ ndonjëherë lol por hej kjo ndodh kur femra alfa është me një mashkull alfa”– shkruan modelja.
Emina dhe Sam Nazerian u martuan në maj të 2015-ës në një ceremoni luksoze në Los Angeles pas propozimit për martesë që miliarderi i bëri asaj në ditëlindjen e 30-të. Sot dyshja janë prindër të dy vajzave Ella Faria 2 vjeç e gjysmë dhe Mia Soraya 6 muajshe.



















