Prej disa javësh Lori Hoxha është shpërngulur e vetme në Londër për të vijuar studimet e larta duke lënë në Shqipëri familjen e saj. E ditën e sotme një pako ka mbërritur në shtëpinë e 25-vjeçares, që i rezervonte asaj një surprizë sa për të qeshur aq edhe prekëse.
Pakoja mbante të shkruar një pusullë nga motra e saj Sara dhe nipi i vogël London të cilët i kanë nisur asaj një dhuratë e një pusullë prekëse shkruar në gjuhën e Londonit që për pak javë mbush 2 vjeç.
“Tixhja Joji, që të ndihesh më afër shtëpisë! Mami Saja dhe Dondon Bisa”– shihet shkrimi i publikuar edhe në Instagram nga Lori, e cila e përlotur shkruan “Ahhh zemra ime”, pa e ditur se çfarë ishte dhurata që do e bënte atë të ndihej më pranë familjes dhe shtëpisë së saj.
25-vjeçarja ka zbuluar se në pako fshiheshin disa pako salcë makaronash që mesa duket janë të preferuarat e saj dhe që i kujtojnë shtëpinë në Tiranë, si për t’I sjell buzëqeshjen e për t’i thënë se dhe atyre u mungon e se ajo nuk është vetëm.



















