Të enjten e 22 Nëntor 2018, Banka Amerikane e Investimeve (ABI BANK) festoi “Ditën e Falenderimeve” së bashku me njerëzit në nevojë në Qëndrën Sociale nr. 6 dhe pranë ambjenteve të Kryqit te Kuq, ne mensën e sapo hapur sociale ne Tiranë.
Festa, një festë tipike amerikane, bëri bashkë jo vetëm stafin e ABI Bank por edhe përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Bashkisë Tiranë. Ky aktivitet i kthyer në traditë tashmë me ABI Bank që organizon kete feste tradicionale amerikane me ata qe kane me shume nevoje per ngrohtësi ne kete periudhe prag festash.
“Dita e Falenderimeve” u mbyll me drekën tradicionale që përfaqësuesit e ABI Bank dhe të ftuarit e tjerë shërbyen tek te gjithë pjesëmarrësit duke sjellë tek ata buzëqeshje dhe çaste lumturie.



















