KreuStil Jetese

Armina na njeh me pamjet e shtëpisë ku jeton me Shkëlzenin. Ja si duket ajo!

Armina Mevlani nuk para poston foto në ambientet e brendshme të shtëpisë së saj por ditën e djeshme e ka bërë një përjashtim. Blogerja e njohur ka postuar në Instastory-n e saj disa foto të shkrepura përpara pasqyrën në sallonin e shtëpisë, nga ku mund të vërejmë disa detaje të ambienteve të brendshme.

Siç shihet edhe nga fotot ngjyrat që mbizotërojnë në këtë pjesë të shtëpisë përkatësisht salloni dhe kuzhina e ngrënies, janë ato të ngrohta, ndërsa në sallon qëndron e  vendosur një pasqyrë e madhe.

Sic dihet, Armina dhe partneri i saj Shkëzeni prej vitesh bashkëjetojnë në një kompleks vilash në një nga zonat periferike të Tiranës. Në fillim të muajit tetor çifti i njohur kurorëzoi në fejesë historinë e tyre disavjeçare të dashurisë, ndërsa ende nuk dihet një datë për ceremoninë e martesës, që siç ka thënë vet blogerja pritet të ndodhë shumë shpejt.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF