Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos ku është ndalur të flas për incidentin e ndodhur pak javë më parë në emisionin e tij “Xing me Ermalin” kur kishte të ftuar blogerin Nuseir Yassin dhe të dashurën e tij. Sipas Mamaqit, kjo e fundit- Alyne- i ka ngritur kurth atij pasi ka shfrytëzuar emisionin e tij për të mbrojtur kauzën e saj në mbështetje të grave.
“Kjo vajzë ishte shumë e talentuar për ta shfrytëzuar momentin. Duke e parë veten si aktiviste për mbrojtjen e femrave, tha po e shfrytezoj këtë moment dhe e bëri.
Po përgatis një video që do të dalë këtë javë dhe do të sqarojë se ky emision është për humor, dhe nëse ne do të analizonim çdo fjalë, çdo veprim, nuk do të qeshnim kurrë’, u shpreh Mamaqi.
Blogeri Nuseir Yassin dhe partnerja e tij ishin të ftuar në një nga puntatat e emisionit “Xing me Ermalin” dhe gjatë intervistës ndodhi edhe një incident që u komentua shumë në rrjetet sociale. Alyne u prek e nisi të qajë kur i dashuri i saj u pyet se nëse gjithë udhëtimet që bën, i bën për të takuar goca. Kjo pyetje e preku Alyne e cila nisi të qajë më ngashërim.


Angelina Jolie, e bukur, elegante dhe plot klas

Parashikimi i horoskopit, datë 24 nëntor 2018




Hygerta Sako humb 12 kg, zbulon se si ja doli












