KreuStil Jetese

Olti Curri thumbon keq Adelina Tahirin me bashkëshortin dhe askush s’e kapi!

Adelina Tahiri publikoi dje në Instagram një foto ‘selfie’ të sajën me bashkëshortin e saj në ambientet e aeroportit, pak para se çifti të udhëtonte në destinacionin e përzgjedhur. Fotoja është ripostuar më pas nga faqja e njohur në Instagram “Artistët shqiptarë” dhe ka pasur një sulm nga gazetari i njohur Olti Curri. “Adelina Tahiri dhe bashkëshorti“- shkruhej nën foto, ndërsa Olti ka thumbuar me komentin e tij duke shkruar: “Kush është bashkëshorti këtu”. Komenti ka kaluar pa u vënë re dhe në heshtje në mesin e komenteve të tjera.


Gazetari dhe opinionisti Olti Curri njihet për thumbimet që i bën emrave të njohur të showbiz-it e jo vetëm dhe është nga ato personazhe që shpreh mendimin e tij, pavarësisht sa thumbues apo reagime mund të shkaktojë ai. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim nga këngëtarja nga Shkupi, e cila siç shihet edhe në Instagram ka udhëtuar me bashkëshortin e saj, avokatin e njohur 50-vjeçar, nuk dihet nëse për pak ditë pushimi apo nëse me ta gjendet edhe djali i vogël 3 muajsh Jon.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF