Ajo është një ndër imazhet e bukura të ekranit shqiptar dhe veçanërisht të edicioneve të lajmeve. Anjola Hamzaj, e cila prej një viti është transferuar të jap lajmet e orës 15:30 pranë Tv Klan, është shtatzënë dhe në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë. Vet Anjola ka zbuluar se ajo është në pritje të binjakëve dhe e ftuar te “Rudina” ka zbuluar edhe gjininë e tyre: një djalë e një vajzë.
Spikerja e lajmeve është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe ndonëse në fillim lajmi se ajo priste dy fëmijë i erdhi si traumë, tashmë është në fazën që ka nisur të shijojë shtatzëninë. “Në fillim lajmin e përjetova me shumë traumë sepse unë vet jam binjake me motrën dhe jam rritur me mamanë që na thoshtë gjithmonë se sa ka vuajtur me ne të dyja”- pohoi Anjola.



















