KreuStil Jetese

Mike për kokë! Për darkë bashkë, Arbana nuk i kursen komplimentat për Xhemin

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë prej vitesh mikesha të ngushta, duke treguar kështu se konkurrenca në televizion nuk ka ndikuar aspak në shoqërinë e tyre. Të premten mbrëma, dy prezantueset e Top Channel kanë zgjedhur të darkojnë bashkë në një nga restorantet e Tiranës për të kaluar disa momente bashkë.

Por Arbana as kësaj here nuk i ka fshehur komplimentet për Xhemin dhe ka shumë të drejtë! Pasi i ka shkrepur një foto pa mendje, Arbana e ka ounlikuar në Isntagram duke shkruar: “Sa e bukur është shoqja ime e ngushtë” e sigurisht që për këtë ka miratimin e të gjithëve ne.

Xhemi Shehu konsiderohet si një ndër figurat më të bukura televizive dhe si një ndër prezantueset më simpatike të ekranit. Arbana dhe Xhemi prej vitesh janë shoqe të ngushta duke rrëzuar “mitin” se në televizion nuk ka miqësi!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF