Ajo ka qenë një filantrope e zjarrtë që kur ka parë për herë të parë krizën në Kamboxhia e shkatërruar nga lufta, ndërsa filmonte Lara Croft: Tomb Raider në vitin 2001. Dhe Angelina Jolie vazhdon angazhimin e saj humanitar teksa ishte e pranishme në festivalin “Fighting Stigma Through Film” mbajtur në Londër të premten mbrëma.
Aktorja 43-vjeçare u shoqërua në event nga Sophie- Kontesha e Wessex- dhe dy zonjat dukeshin kaq të përfshira në bisedë, teksa flisnin me njëra-tjetrën në event.
Angelina dukej elegante sapo mbërriti në event, e veshur me një fustan të bardhë elegant, të cilin i kishte vënë një rrip në bel. Ylli i “Maleficent” i shtoi një dozë magjepsjeje pamjes së saj, me një këmishë të brendshme dantellë, kombinuar me një palë këpucë ngjyrë argjendi.
Look-u brun i aktores ishte stiluar me flokë të kaluar në njërën anë duke e thyer pamjen me një buzëkuq të kuq.

Parashikimi i horoskopit, datë 24 nëntor 2018




Hygerta Sako humb 12 kg, zbulon se si ja doli














