Portieri i Partizanit Alban Hoxha është ndaluar mbrëmjen e djeshme nga policia pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Kapiteni i skuadrës kryeqytetase është arrestuar në Tiranë dhe sipas njoftimit të policisë ai rezultonte të kishte kaluar masën masën 0.51 mg/l.
Alban Hoxha është ndaluar në rrugën “George W Bush”, pranë Parlamentit, dhe mbahet në Komisariatin 1. Vetëm dy ditë më parë ai e festoi ditëlindjen dhe sipas asaj që parashikon ligji (për të gjithë ata që kapen duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur), Hoxha duhet të qëndrojë 72 orë në paraburgim.
Alban Hoxha është i njohur për lidhjen e tij me këngëtaren shqiptare Çiljeta Xhilaga, ndonëse nuk dihet nëse çifti është ende bashkë duke qenë se vetëm pak javë më parë Alban Hoxha u kap mat duke u përkëdhelur me një vajzë të panjohur në një clubet e kryqytetit.



Rita Ora autograf fanses në vend të pazakontë

10 sekretet e personalitetit të një SHIGJETARI





Angelina Jolie, e bukur, elegante dhe plot klas

Parashikimi i horoskopit, datë 24 nëntor 2018




Hygerta Sako humb 12 kg, zbulon se si ja doli





