Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora feston sot 26 vjetorin e ditëlindjes së saj. Urimi i parë publik i ka ardhur Ritës nga e ëma e saj e cila duke publikuar një foto të fëmijërisë së yllit të muzikës i shkruan:
@ritaora : Rita Pita, Happy HB zog, I love you so much ! Enjoy Pheonix ? #ritaora
Rita Sahatçiu Ora është lindur më 26 nëntor 1990 në Prishtinë nga prindër shqiptarë, ajo u shpërngul në Angli në 1991 në moshën 1-vjeçare. Rita u rrit në Notting Hill dhe u diplomua në një shkollë artesh dhe nisi të këndojë në moshë fare të re. Rita Ora nisi karrierën në moshë të re dhe që atëherë ka njohur vetëm rritje dhe suksese të pakrahasueshme. Ndonëse shumë e famshme në muzikën botërore dhe gjithmonë në krye të klasifikimeve botërore, Rita asnjëherë nuk ka mohuar origjinën e saj e madje për dedikimin dhe dashurinë e treguar ndaj Kosovës është shpallur edhe “Ambasadore Nderi e Kosovës”.
Bordo.al i uron Ritës edhe 100 vite të lumtura e të suksesshme në karrierën e saj duke risjellë disa prej fotove më të bukura të këngëtares.





Rita Ora autograf fanses në vend të pazakontë

10 sekretet e personalitetit të një SHIGJETARI





Angelina Jolie, e bukur, elegante dhe plot klas

Parashikimi i horoskopit, datë 24 nëntor 2018




Hygerta Sako humb 12 kg, zbulon se si ja doli



