KreuStil Jetese

Moderatores shqiptare i ndodh e papritura në emision: “E theu këmbën shejtani”

Një moment i sikletshëm dhe aspak komod i ka ndodhur ditën e djeshme prezantueses shqiptare Bieta Sulo. Në puntatën e të hënës në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, në transmetim direkt Bietës i këputet taka e këpucës, një episod të cilin prezantuesja e ka kaluar me sportivitet dhe humor.

“I theu kembet shejtani. Po ju rrefej qe gjate gjithe kesaj kohe e vetmja gje nga e cila jam ruajtur ka qene ndonje rreshkitje spektakolare , por sic dihet, te ndodh nga se pret… taka, qe keputet”– shkroi Sulo nën videon e publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

 

 

I theu kembet shejtani ????? Po ju rrefej qe gjate gjithe kesaj kohe e vetmja gje nga e cila jam ruajtur ka qene ndonje rreshkitje spektakolare ?, por sic dihet, te ndodh nga se pret… taka, qe keputet ? #ftesene?? #ngaehenanetepremte #ora?? @topchannelalbania

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on

Bieta Sulo është prezantuesja dhe autorja e emisionit të pasdites në Top Channel për këtë sezon pas eksperiencës së saj si kryeredaktore e “Top Show” dhe për disa sezone edhe si opinioniste e këtij emisioni. Ajo ka drejtuar edhe emisione në Top Albania Radio në krah të partnerit të saj, moderatorit Alban Dudushi.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF