Presidenti i vendit Ilir Meta ka mbajtur mbrëmjen e djeshme, në ambientet e Pallatit Presidencia, Pritjen Shtetërore me rastin e Festave Kombëtare të 28-29 nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë.
Të pranishëm në ceremoni ka qenë kryeministri i vendit Edi Rama shoqëruar nga bashkëshortja Linda, një sërē politikanësh dhe figurash të larta zyrtare, diplomatë, intelektualë e artistë.
Gjithashtu të ftuar kanë qenë edhe emra të njohur të televizionit, disa prej të cilëve kanë publikuar edhe foto nga eventi.



















