Diva e muzikës shqiptare, Manjola Nallbani emocionoi të huajt e përloti shqiptarët me intepretimin e Himnit të Flamurit, në festën e organizuar nga Ambasada Shiptare në Zagreb (Kroaci), pak ditë më parë me rastin e 28 dhe 29 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Ditës së Çlirimit!
Vetë artistja Nallbani ka ndarë disa momente nga kjo Pritje, ku kanë qenë të shumtë personalitetet që kanë marrë pjesë, mes të cilëve edhe ish- presidenti Stjepan Mesić!
Komplimentat për artisten shumë dimensionale nuk kanë munguar as publikisht nga politikania, Eglantina Gjermeni, prezente në këtë ngjarje!
Manjola interpretoi një repertor të zgjedhur me muzikë shqiptar, ndërsa ishte veshur me një kostum elegant të zi, teksa një trëndafil i kuq në të ishte lajtmotivi i duhur për të celebruar festën!
Manjola Nallbani është një nga artistet më të mira shqiptare, me çmime të para në Festivalin e Këngës në Rtsh, dhjetra hite, interpretuese e muzikës klasike dhe popullore, ndërsa prej gati një dekade është profesoreshë në degën e kantos, në Universitetin e Arteve në Tiranë!



















