Javëve të konkurrimit të festivalit “Kënga Magjike” po i vjen fundi e shumë pak ditë na ndaj ë nga netët gjysmëfinale. Produksioni i festivalit ka publikuar edhe datat se kur do të mbahet edicioni i 20-të i “Kënga Magjike” dhe është shumë më afër seç mendohet.
Nata e parë gjysmëfinale do të mbahet më 5 dhjetor ndërsa nata e dytë ditën e enjte më 6 dhjetor. E premtja do të jetë pushim për produksionin dhe artistët pjesmarrës, e nata finale do të nbahet më 8 dhjetor, pra të shtunën e ardhshme.
Vendondodhja e festivalit vazhdon të mbetet Pallati i Kongreseve në Tiranë, ndërsa drejtimi mbetet në duart e Ardit Gjebreas që do të ketë në krah prezantuesen Bora Zemani dhe balerinën e njohur Klaudia Pepa. Deri më tani janë zbuluar disa surpriza lidhur me këtë edicion jubile të Këngës Magjike, dhe mendojet se Ardit Gjebrea do t’i rikthehet muzikës me një këngë keijuar enkas për këtë festival. Puna për skenografinë ka nisur prej ditësh ndërsa sa i përket biletave, Gjebrea ka thënë se ato janë shitur thuajse të gjitha.



















