KreuStil Jetese

FOTO/ Brenda festës së ditëlindjes së vajzës së Albanit dhe Miriamit

27 nëntori është festë e dyfishtë në familjen e një prej çifteve më të dashur në muzikën shqiptare Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Përpos festës kombëtare, tre vite më parë Albani dhe Miriami u bënë prindër të një vajze, quajtur Ameli.

Pasditen e djeshme dyshja ka organizuar një festë ditëlindjeje për vogëlushen e tyre, duke mbledhur bashkë në një prej lokaleve të kryeqytetit familjarët dhe miqtë e tyre. Albani dhe Miriami kanë zgjedhur që të bëjnë urimin dhe falenderimin publik për ata që iu bashkuan gëzimit të së voglës ku shihen të tre bashkë teksa fryjnë qirinjtë e tortës.

Sa i përket veshjes, mami Miriami kishte zgjedhur një fustan të gjatë të kuq njësoj si dhe Ameli veshja e së cilës ishte kuq e zi- si edhe për ditë feste.

Ndonëse çifti i artistëve nuk ka ndarë me ndjekësit momente nga festa, ka qenë mikesha e tyre- balerina Lori Bala- që na treguar me anë të disa videove atmosferën brenda ditëlindjes së vogëlushes.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF