KreuStil Jetese

Rita Ora në një lidhje të re?! Romancë me aktorin që e njohim të gjithë

Këngëtarja e njohur me origjinë shiqptare Rita Ora thuhet se ka nisur një histori të re dashurie me aktorin e njohur Andrew Garfield.

Sipas “The Sun”, pas ndarjes nga ish i dashuri Andrew Watt në muajin shtator, këngëtarja 28-vjeçare është në hapat e para të romancës me yllin e “Spiderman”, 35-vjeçarin Garfield. “Është ende herët për të folur por duket se ata kanë një pëlqim për njëri-tjetrin dhe janë duke i lënë gjërat të rrjedhin për të parë se çfarë do të ndodhë. Axhendat e tyre përkatëse i bëjnë gjërat e vështira por ata vërtetë që kanë një kimi bashkë”.

Ndonëse DailyMail ka kontaktuar përfaqësuesit e dyshes për të konfirmuar oise mohuar këto thashetheme, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim.

Rita së fundmi pranoi se ishte ndarë nga ish-partneri i saj Andrew Watt në muajin shtator pas disa muajsh së bashku.

Sa i përket aktorit të njohur, ai ka qenë në një histori dashurie me aktoren Emma Stone, me të cilën ka luajtur edhe në “Spider-man” ku edhe u takuan në vitin 2011. Garfield dhe Stone patën një lidhje me ndarje dhe ribashkime deri në 2015-ën kur u ndanë miqësisht, ndonëse asnjëri nga të dy nuk pranoi publikisht fundin e romancës.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF