Erion Isai ka pasur një arsye më shumë për t’u bërë romantik këtë të premte pasi bashkëshortja e tij feston ditëlindjen. Ky rast nuk e ka lënë indiferentë aktorin, i cili ka shkruar disa fjalë emocionuese për nënën e fëmijës së tij, Ajlin.
“Gëzuar dashuri. Besoj në Zot në shumë arsye. Një nga arsyet është se më bekoi kur më bashkoi me ty”, shkruan 30-vjeçari duke marrë pëlqimet e shumë miqve të tij.
Nga ana tjetër edhe bashkëshortja e aktorit ka bërë komentin e saj si përgjigje ndaj urimit të Erionit duke iu përgjigjur: “Dashuria ime, ditët me ty janë kënaqësia e jetës sime. Të dua sa nuk thuhet”.
Erion Isai, aktualisht Drejtor i Teatrit të Kukullave, dhe bashkëshortja Ajlin janë bashkë që prej vitit 2000 dhe janë njohur në vitet e fakultetiti në Universitetin e Arteve, ku janë diplomuar të dy për regji. Ata u bënë prindër për herë të parë në 17 gusht të 2016 kur në jetën e tyre erdhi vajza të cilën e quajtën Ajër.



















