KreuStil Jetese

E papritur! Ja kush do ta zëvendësojë Enedën në “The Voice Kids”

Mbrëmjen e së hënës Eneda Tarifa deklaroi publikisht në një postim në Instagram se ajo nuk do të ishte më pjesë e jurisë së talent show-t “The Voice Kids” që transmetohet në Top Channel. Menjëherë pas kësaj deklarate nisën edhe hamendësimet se kush mund të ishte artisti apo artistja që do të ulje në karrigen e Tarifës këtë edicion të ri.

 

 

Miqtë e mi, ju informoj me shumë dashuri se për shkak të impenjimeve personale, plane dhe projekte televizive tepër të rëndësishme për mua, nuk mundet që këtë vit te jem pjesë e jurise së Voice Kids 3. I uroj suksese miqve të mi në sezonin e ri @aleksandergjokaofficial @miriamcani @renisgjoka dhe vecanërisht @ledionl ? për këtë bashkëpunim mbreslënës. Suksese të gjithë fëmijëve ? Le të fitojë më i miri. ??????

A post shared by Eneda Tarifa ♈️ (@enedatarifa) on

Sipas Anabel.al, në panelin e jurisë së “The Voice Kids”, në vend të këngëtares Eneda Tarifa mësohet se do të artistja e re Arilena Ara.

Emri i Arilenës në fakt duket disi surprizë dhe i papritur duke qenë se 20 vjeçarja shkodrane është vetë produkt i një talent show muzike, transmetuar në televizionin konkurrent Tv Klan.

Jo vetëm kaq por Arilena duke qenë ‘produkt’ i Klanit dhe i spektakleve atje, tingëllon disi e papritur që të shfaqet në Top Channel, ku duhet thënë nuk është shfaqur ndonëjeherë më parë.

Gjithsesi mbetet për t’u parë reagimi i produksionit për të konfirmuar ose jo këto zëra, ndërsa çfarë dihet deri më tani janë emrat e anëtarëve të tjerë të jurisë që kanë mbetur të pandryshuar: Miriam Cani, Aleksandër dhe Renis Gjoka.

“The Voice Kids” pritet të nisë transmetimin në janar të vitit të ardhshëm ndërsa është konfirmuar largimi nga prezantimi i spektaklit i prezantuesit historik të këtij formati Ledion Liço, vendin e të cilit e zë prezantuesja Dojna Mema.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF