Pak javë më parë, Elhaida Dani publikoi një foto ku shfaqej në skenën e “E Diela Shqiptare” në krah të drejtuesit Ardit Gjebrea dhe juristes Eni Çobani, ndërkohë që në background shfaqej logo-ja e “Kënga Magjike”. “Po nuk ma dhatë edhe këtë herë çmimin do shihemi në gjyq”, shkroi këngëtarja duke hamëndësuar për praninë e saj në këtë vit të festivalit. Por duket se e gjitha ka qenë një keqkuptim.
Ka qenë vetë 25-vjeçarja që ka sqaruar përmes një postimi të dedikuar në Instagram se përse nuk u shfaq në konkurrim të dielën, kur ishte edhe java e fundit e këngëtarëve që garonin për këtë festival. “Hey lovers! Për ju që po prisni daljen time në KM…Nuk do të jem pjesmarrëse në KM, fotoja që postova ka qenë vetëm një shaka! Por i uroj shumë suksese të gjithë pjesmarrësve dhe shijojeni!”, shkruan Elhaida duke shpjeguar edhe arsyen e asaj që u konsideruar si tërheqje nga festivali.