Drejtuesi i programit “E diela Shqiptare” njëkohësisht producenti i festivalit “Kënga Magjike” Ardit Gjebrea njoftoi se krah tij dhe prezantueses Bora Zemani, një tjetër emër i njohur këtë edicion të 20 në bashkëprezantim do të jetë edhe Klaudia Pepa.
Balerina e njohur shqiptare që nisi karrierën televizive po në Tv Klan, prej pak vitesh është transferuar në Itali ku pas suksesit në show “Amici” po korr sukses me karrierën e saj në shtetin fqinj. Pepa u shpreh entuziaste për këtë projekt krah Gjebrea-s dhe pohoi se do të kthehet në Tiranë më 30 nëntor kur nisin edhe provat për festivalin.
Dhe menjëherë pasi lajmi i bë publik, ajo që na shkoi ndër mend është një takim i mundshëm i Klaudias me ish-bashkëshortin- koreografin Albi Nako.
A do të ndeshen në festivalin “Kënga Magjike 2018” ish-balerina e Tv Klan Klaudia Pepa dhe ish-bashkëshorti i saj Albi Nako, njëkohësisht koreograf i këtij televizioni, dhe i disa viteve festival?
Kujtojmë se çifti i balerinëve jo vetëm që kanë nisur historinë e tyre të dashurisë në Tv Klan por madje si për simbolikë zgjodhën që ta kurorëzonin historinë e tyre disavjeçare në skenën e “E diela Shqiptare” nën mikpritjen e vet Ardit Gjebreas. Në një puntatë speciale në datë 7 korrik të vitit 2013, Albi Nako u vesh dhëndër dhe Klaudia Pepa u bë nuse për t’u celebruar dashurinë e tyre përpara familjarëve të ftuar në studio dhe syrit të gjithë publikur që ndoqi me kreshëri për më shumë se 1 orë, minutazh që produksioni i kishte kushtuar martesës mes balerinëve.
Por martesa e çiftit nuk do të zgjaste shumë dhe ata pranuan ndarjen në verën e 2017-ës, pas thashethemeve të ndarjes që kishin nisur që disa muaj më herët. Megjithatë, pavarësisht divorcit, duket se balerina e njohur ka ruajtur raporte të mira miqësore me drejtuesin e programit, Ardit Gjebrea ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për koreografin Albi Nako.
Bordo.al ka mësuar se prej disa kohësh Albi Nako është larguar nga programi “E diela shqiptare” dhe puna e tij si koreograf aty dhe madje kështu nuk është pjesë as e “Kënga Magjike”. Trupa e baletit të një prej programeve më të ndjekur shqiptare i është besuar pas largimit të Nakos, koreografes së njohur Kozeta Bakiu.
Këto zhvillime, të cilat janë bërë pa shumë bujë e promovim, lënë të kuptohet se një takim i mundshëm mes ish çiftit Klaudia Pepa dhe Albi Nako nuk ka për të ndodhur as në skenën ku ata celebruan dashurinë më 7 korrik 2013 (shih videon më poshtë) e as në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku do të mbahen dhe netët e festivalit.
Ndonëse mund të thuhet se çifti ka ruajtur raportet të mira miqësore me njëri-tjetrin nuk dihet nëse do të ndodh ndonjë takim mes tyre në kohën që balerina e njohur do të gjendet në Tiranë.