KreuStil Jetese

Komenti prekës i Majlindës për Majk: “Unë e vë në gjumë djalin me këngët e tua”

Pas përplasjes në Instagram mes këngëtarit Majk dhe ish-partneres së tij Majlinda, të dy prindër  të vogëlushit Roan, ka ardhur edhe një koment i bërë nga nëna e djalit të vogël e cila shkruan fjalë prekëse karshi këngëtarit Majk.

“Nëse asgjë më shumë nuk do të ndodh, Roanit do të ia shpjegoj që babi yt ka qenë një këngëtar i famshëm dhe i suksesshëm, shumë i talentuar sepse nuk do të dijë çfarë t’i tregojë më shumë. Kur të filloj të flas, do të bindesh që do i këndoj këngët e tua, e do e dëshmoj që unë e vë në gjumë me këngët e tua, sepse është e vetmja afërsi që e ka me babin, e kjo nuk është për fajintim apo sepse unë dua kështu. Mos u merr me të pavërteta! Tek e fundit mbylle këtë luftë përmes rrjeteve sociale, drejtësia do të përgjigjet edhe për kërkesën tëndë që don ta takosh djalin. vetëm pak durim:)”, shkruan Majlinda.

Majlinda dhe Majk duket se e kanë të vështirë të gjejnë gjuhën e përbashkët për djalin e vogël që erdhi në jetë në maj të 2017-ës pas një histori dashurie që përfundoi shumë shpejt pas shtatzënisë së bukuroshes nga Kosova.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF