KreuStil Jetese

Prezantuesi i njohur jep lajmin: Nga sot pjesë e Tv Klan

Ka ardhur koha që prezantuesi i njohur televiziv Xhani Shqerra të zbuloi surprizën e tij për publikun. Pas largimit nga Tring, Shqerra ka treguar mesditën e sotme se sot ai ka nisur një rrugëtim të ri duke njoftuar se tashmë është bërë pjesë e familjes së Tv Klan.

Xhani ka postuar në llogaritë e tij në rrjetet sociale një foto shkrepur përpara hyrjes së Tv Klan duke shtuar se shumë shpejt atë do ta shohim me një emision në Klan Plus, ndonëse nuk ka zbuluar më shumë detaje lidhur me emisionin apo fashën orare se kur do të transmetohet projekti i tij i ri.

 

 

Ju premtova se do te shiheshim ne dimensione te reja dhe e mbajta fjalen. Kjo sepse komunikimi me te gjithe ju, per te bukuren, nuk eshte vetem nje mision per mua, por nje filozofi jete. Nese kthej koken pas kujtoj me shume respekt familjen e fisshme te Tring e cila me hapi dyert e me mesoi te besoj te idete e pasioni im. Sot jam gati per te marre disa pergjegjesi me te medha e per te vazhduar kete mision ne nje familje te re por me themele te forta, vlerat e te ciles jane nje pasuri kombetare, per te informuar, komunikuar, kulturuar dhe zbavitur, nga shqiptaret per shqiptaret, ne Klan! Shihemi ne Klan Plus! Bekime ?

A post shared by Xhani Shqerra (@xhanishqerra) on

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF