KreuFashion

Nga sfilata me koka njeriu te çantat frogorifer, këto janë trendet më të çuditshme të 2018-ës!

Të duash modën do të thitë edhe që ta kuptosh se ndonjëherë është shumë qesharake. Nga ç anta e dorës frigorifwr prej lëkure e Alexander Wang te xhinset tanga dhe takat e frymëxuara nga shapkat crc, 2018 pati plot ide dhe trende të çuditshme. Ndëra ky vit po vjen drejt fundit le t’i hedhim një sy aksesorëve më të çuditshëm dhe qesharakë që janë shfaqur nëpër pasarelat botërore.

Projekti/Y çizme më të gjata se jeta

Projekti/Y njihet për ndërrmarrjn e rreziqeve, aksesorët e pazakontë dhe prandaj brandi francez dizenjoi verionin e vet të çizmeve Ugg të cilat duken si pantallona super të gjera.

Kokat e njerëzve dhe bebet dragonj të Gucci

Në sfilatën Vjeshtë 2018 të Gucci-t Alessandro Michele prezantoi një aksesorë të ri që e mbanin modelët: koka njerëzish dhe dragonj bebe.

Xhinset tanga

Në rast se e keni harruar sa e pazakontë dhe i çmendur ka qenë ky vit më linint’ju kujtoj xhinset tanga. Në pranverë brandi i bazuar në Los Angeles Carmar Denim na prezantoi me një palë xhinse të pazakont që çuditërisht u shitën të gjitha.

Këpucët ortopedike të Christopher  Cane

Duke e çuar trendin e këpucëve të shëmtuara në një tjetër nivel, Christopher Cane i shtoi kësaj këpuce në gërshetim tjetër në koleksionin e tij Vjeshtë 2018.

Çanta frigorifer prej lëkure 1000$ e Alexander Wang

Në një bashkëpunim surprizë m akulloret Magnum nxorri në treg një çantë frigorifer prej lëkure me çmimin 1000 $.

Bizhuteri në trup

Një nga trendet më çuditëse të 2018-ës ishte një aksesorë i modifikuar në lëkurën e njeriut i quajtur “A human” i prezantyar në javën e modës në New York në Shtator.

Takat e Balenciaga të frymëzuara nga shapkat Croc

Balengiaga na dha Croc me platformë në 2017 ndërsa në 2018-ën ishin me takë.

Maskat e fytyrës së Thom Browne

Për ata që kërkojnë të fshihen ng cikli i lajmeve të këqija të 2018-ës, Thom Browne na vjen me një zgjidhje interesante në sfilatën e Pranverë 2019. Stilisti ka krijuar maska për fytyrën në formën e topave të plazhit, koneve të akulloreve, maskave të ragbit dhe më tepër. Sigurisht që kjo është një formë e re e arratisjes.

Çantat prej shisheje rozë të Brandon Maxwell

E fundit por jo më pak e rëndēsishmja, kjo çantë pa dyshim futet në listën e ideve të çmendura por gjeniale. Pëf koleksionin Pranverë 2019, Brandon Maxwell kishte stiluar çanta të twjdukshme të mbushura md shishe rozë.

 

Burimi/Harper’s Baazar

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF