Dukesha e Sussex, Meghan Markle mahniti turmën e modës mbrëmjen e djeshme teksa u shfaq krejt surprizë e papritur në “British Fashion Awards”.
37-vjeçarja befasoi të ftuarit në këtë event yjesh kur u ngjit në skenë për të nderuar stilisten e fustanit të saj të nusërisë Clare Waight Keller të shtëpisë së modës “Givenchy”.
Mbrëmja e ndarjes së çmimeve të modës u mbajt në “Royal Albert Hall” të hënën në mbremjë e veshur me një fustan të gjatë të zi me një rrip të trashë në njërin krah, që mendohet të jetë disenjuar nga vet stilistja në fjalë.
Stilistja 48-vjeçare fitoi çmimin prestigjioz si “Stilistja britanike e Vitit për veshjet e Grave” dhe falenderoi personalisht dukeshën pas marrjes së çmimit: “Kjo grua është e mrekullueshme. Kam mundur ta njoh Meghan në një aspekt personal. Të kesh një njeri të tillë që të të besoj në një moment kaq të rëndësishëm të jetës, është një dner kaq i madh sa unë nuk kam fjalë ta përshkruajë”, tha stilistja.