Ka mbetur më pak se një muaj që nga data e nisjes së emisionit të njohur “Dua të të bëj të lumtur” dhe prezantuesja Arbana Osmani ka kujtuar me nostalgji emocionet e sezonit të fundit.
Në një seri postimesh në Instagramin e saj, prezantuesja e njohur e Top Channel ka rikthyer përmes fotografive disa momente të përzgjedhura që përshkruajnë më së miri edhe ndjesitë e saj. Kanë mjaftuar vetëm 5 fjalë kyçe që ne të kutojmë më së miri se çfarë ndjen Arbana kur kujton momentet e veçanta.
1- “Me fat” krah të madhit Robert Ndrenika
2- “Konfuze” me sytë nga skenari dhe historitë
3- “E lumtur” nga batutat e një gjyshi fisnik
4- “E frymëzuar” nga momente që të japin shpresë dhe lumturi
5- “E dashur nga ju” duke shprehur vlerësimin e saj për mbështjetjen e publikut të gjërë.