KreuStil Jetese

Zbulohen prezantuesit e festivalit: Viktor Zhusti në prezantim, dhe një yll ndërkombëtar

Festivali i Këngës në RTSH ka zbuluar ditën e sotme prezantuesit e festivalit të 57-të.

Ky edicion do të prezantohet nga aktori i njohur shqiptar Viktor Zhusti, i cili rikthehet në prezantimin e festivalit pas 47 vitesh. Zhusti është një nga emrat më të dashur të kinematografisë shqiptare e ka lënë gjurmë me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Mes tyre përmendim rolet e shkëlqyera në filmat “Malet me blerim mbuluar”, “Kur xhirohej një film”, “Taulanti kërkon një motër” apo dhe në skenën e teatrit në shfaqjet “Kush ka frikë nga Virginia Wolf”, “Të gjithë me huqe”, “Djemtë gazmorë”, etj.

Në krah të Zhustit do të jetë një emër i njohur ndërkombëtar dhe bëhet fjalë për aktoren dhe  këngëtaren kanadeze me origjinë shqiptare Ana Golja. 22-vjeçarja është një talent shqiptar që po shkëlqen në botë. E lindur në Toronto më 31 janar 1996 nga prindër shqiptarë Ana ka qenë pjesë e dramës “Degrassi” të nominuar për çmimet Emmy, ndërsa së fundmi ka provuar edhe rolin e regjisores dhe atë të aktores kryesore në filmin “The Cuban”, shfaqur në krah të fituesit të çmimit Oscar Lou Gosset Jr dhe aktores së nominuar për Oscar Shohreh Aghdashloo.

Festivali i ’57 i Këngës do të mbahet në datat 20-21-22 në Pallatin e Kongreseve, ndërsa prej disa ditësh janë prezantuar artistët dhe ka nisur edhe transmetimin edhe këngët konkurruese.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF