Festat po afrojnë e me siguri ju keni filluar orëvajtjet nëpër dyqane për të zgjedhur dhuratat për më të dashurit tuaj; apo pse jo edhe për veten tuaj. Këto ditë ne të bordo.al do t’ju vijmë në ndihmë me ide dhe sugjerime të ndryshme për të gëzuar ata që ju doni më shumë, pasi ndonjëherë është pikërisht ajo ideja që na mungon për të bërë një dhuratë sa më të bukur e domethënëse. Kësaj here sugjerimet tona vijnë për vajzat, e pikërisht për ato që duan të ndihen sa më sensuale ditët (apo netët) festive. Më poshtë ju sjellim 5 sugjerime të tilla e në këtë rast meshkujt bëjnë mirë të hapin sytë e veshët.
Fustan i kuq me dantellë nga Mango: çmimi 9990 lekë
Këmishë nate nga Women Secret: çmimi 5490 lekë
Trupore nga Women Secret: çmimi 4990 lekë
Set të brendshmesh nga Women Secret: çmimi 6490 lekë



















