KreuStil Jetese

Kate Middleton dhe Naomi Campbell, shkëlqejnë në të bardha, të veshura të dyja nga Alexander McQueen!!!

Dukesha e Kembrixhit i la të gjithë gojëhapur me fustanin e saj të bardhë nga Alexandër McQueen në takimin me yjet qe u nderuan me cmime Bafta. Kate shkëlqeu në mbrëmjen ku i përcolli urimet e saj Olivia Colman e cila u shpall aktorja më e mire më portretizimin e mbretëreshës Anne tek The Favourite, dhe  Rachel Weisz, që rrëmbeu cmimin e aktores më të mirë në rol dytësor.

Dukesha 37 vjecare kishte veshur një fustan të bardhë të gjatë me një shpatull, tmerrësisht elegant e i thjeshtë, kombinuar më vëthë të gjatë e byzylyk ngjyrë argjendi e një cante dore të bardhë.

Më i ngarkuar, por sërish i mrekullueshëm fustani i Naomi Campbell, që po mban edhe ai firmën e McQueen.

Me flutura e pupla në pjesën e poshtme, edhe ky krijim që mban emrin e stilistit të madh ishte i jashtëzakonshëm, ndonëse jo në stilin e atij të Kate-t.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF