Plot 7 ditë Pierre Cardin Home sjell në showroom-in e tij ulje të çmimeve deri në 60 për qind. Marka e njohur franceze, ikonë e stilit të rafinuar për çdo shtëpi, edhe pse mund të konceptohet si referencë e luksit, ka një gamë produktesh të pafundme që i dedikohen çdo kategorie, duke ruajtur mbi gjithçka parimin e cilësisë së lartë.
Në këtë fundsezoni deri në 20 shkurt, Pierre Cardin Home sugjeron tapetet më cilësore me çmime promocionale që nisin nga 150 euro për përmasat 1.2 x 1.8m, tapetet me përmasa 1.6 x 2.3m kushtojnë 250 euro dhe 350 euro tapetet 2 x 3 m.
Pierre Cardin Home sjell gjithashtu ulje fantastike deri në 60 për qind edhe për sixhadetë e leshta të gjitha të punuara me dorë, ideale për këtë periudhë dhe që i shtojnë çdo ambientit të shtëpisë tuaj stilin e rafinuar, pa harruar që ato mbeten një investim i vyer. Përpos cilësisë këto tapete janë anti-alergjike, anti-bakteriale, anti-mykotike si dhe të certifikuara nga Oeko Tex.
Ngjyrat, modelet me forma të pafundme, të cilat mund të përshtaten për dhomat e ndenjes, ato të gjumit e të fëmijëve, janë një ndër 1001 zgjedhjet që ofron Pierre Cardin Home për kategorinë e tapeteve me çmime të mira e mbi të gjitha super cilësore.
Nga ana tjetër për ata që nuk kursehen përballë zgjedhjeve që ofron Pierre Cardin Home, për klientët Premium, në showroom mund të gjeni edhe produkte të cilat gjithashtu vijnë me ulje çmimesh të përkoheshme, por që nëse vendosni t’i futni në shtëpinë tuaj, ato do të jenë një investim i jetës për shtëpinë tuaj.
Nuk do të pendoheni për asgjë nga blerjet që do të bëni në Pierre Cardin Home, sepse çdo produkt shoqërohet me certifikatën përkatëse të cilësisë, e cila vulos edhe faktin se keni bërë një zgjedhje ideale për shtëpinë tuaj. Certifikata e çdo tapeti ka informacione të detajuara për mënyrën e prodhimit të tyre, veçoritë përkatëse të materialeve të përdorura në endjen e tapeteve. Sepse Pierre Cardin Home nuk mendon vetëm për arredimin e ambienteve tuaj, por edhe për shëndetin tuaj dhe të të vegjëlve tuaj.
Tapetet dhe shëndeti ynë
Ju as që e mendoni se pas çdo blerje tapeti që bëni në një vend të pa certifikuar, përtej pamjes së tyre, brenda këtyre produkteve gjenden papastërti të rrezikshme për shëndetin. Merimangat e pluhurit, mikro-insektet, kacabunj, grimca ndotëse, elemente të plumbit, sporet e mykut, pesticidet, papastërtitë dhe pluhurat, janë disa nga papastërtitë më të zakonshme. Gazrat toksikë që ndodhen në ajër mund të mblidhen në pjesë të vogla të cilat ngjiten në tapet. Këto ndotës mund të ngrihen në ajër gjatë rregullimeve në shtëpi, restaurimeve, lëvizjeve të mobilieve, marrjes së pluhurave dhe gjate ecjeve mbi tapet. Fëmijët janë ata që mund të ekspozohen më së shumti ndaj këtyre ndotësve dhe papastërtive. Elementet kimike apo sintetike të përdorur në ditët e sotme për prodhimin e tapeteve, qepjeve apo zbukurimeve të tyre mund të dëmtojnë rëndë shëndetin e tyre dhe tuajin. Një numër i madh i rasteve të raportuara kanë qenë në lidhje me shkaktimin e kollitjeve tek bebet gjatë vitit të parë të jetës.
Por nëse ju bëni blerje në Pierre Cardin Home, ju keni garantuar shëndetin tuaj dhe fëmijëve tuaj, sepse ata plotësojnë të gjitha standradet higjenike dhe nuk shkaktojnë alergji.
Si mund të mbroni shëndetin tuaj?
Para se të blini tapetin tuaj, Pierre Cardin Home ju këshillon të bëni zgjedhjen e duhur, duke qenë të informuar mbi produktet që zgjidhni.
Pikë së pari, informohuni mbi llojin e fibrës së përdorur në endjen e tapetit. Tapetet dhe qilimat më të shëndetshëm, të cilët gjenden te Pierre Cardin Home janë të endur me fije natyrale, të prodhuar në formë natyrale-autentike si: mëndafshi natyral, leshi natyral, bambuja natyrale dhe pambuku natyral. Gjithashtu, ekziston edhe një material tjetër tepër i shëndetshëm dhe cilësor në endje që është akreliku industrial. Ky material, i cilësisë së parë, i certifikuar për sa i përket përdorimit dhe përmbajtjeve të shëndetshme që ka, siguron një sipërfaqe tepër të butë, të pastër dhe të sigurt ndaj shtypjeve apo konsumimit të shpejtë, dukë i dhënë kështu tapetit tipare thuajse të ngjashme me ato të prodhuar me fibra natyrale-industriale.
Së dyti, çdo produkt duhet të shoqërohet me certifikatën e cilësisë së tij dhe detajet për prodhimin. Njëlloj me ushqimet që ne konsumojmë, veshmbathjet apo produkte të tjera, edhe tapeti duhet patjetër të shoqërohet me certifikatën e cilësisë dhe të dhënat për endjen e tij.
Së treti ju duhet të jeni të vëmendshëm për ajrosjen e tapetit. Tapeti i duhur, është një tapet i cili në çdo kohë dhe temperaturë ambienti mban ajrosje të vazhdueshme. Për këtë ju mjafton të bindeni që tapeti është endur me fibrat dhe fijet e duhura.
Së katërti, ju duhet të keni kujdes me mirëmbajtjen e tij. Sepse nëse në pastrimin e tapetit përdoren elementë kimike dhe forma me përmbajtje toksike apo jo të shëndetshme, këto elementë kanë një mundësi shumë të madhe që të krijojnë mbetje në sipërfaqet e tapeteve edhe pas çdo larje.
Së fundmi, duhet të jeni të kujdesshëm për dendësinë e tapetit. Dendësi më e lartë do të thotë jetëgjatësi më e lartë, butësi që zgjat dhe rezistentë në kohë ndaj shtypjes dhe për rrjedhojë edhe papastërtive.
http://www.pierrecardin.al/en/