KreuStil Jetese

Për herë të parë NË PUBLIK bashkë : Marsela Çibukaj dhe i dashuri këngëtar

Pak ditë më parë të gjithë u surprizuan kur këngëtari i njohur Vitmar Basha pranoi publikisht se prej kohësh ai ishte në një histori dashurie me këngëtaren Marsela Çibukaj.

Vitmari e konsideroi artisten madje jo vetëm si e dashura por si muza e tij dhe si arsyeja që e ka shtyrë atë të ecë përpara e për këtë shkak t’i dedikoi edhe akbumin e tij më të fundit.

Në koncertin me rastin e promovimit të albumit, dy artistët u shfaqën bashkë për të kënduar në skenë dhe disa momente nga performanca e tyre, janë publikuar edhe në rrjetet sociale.

Ka qenë Marsela ajo që për herë të parë ka ndarë diçka kaq personale me publikun e krahas imazheve të të dyve bashkë shkruan edhe një dedikim romantik: “Janë disa gjëra që nuk shpjegohen dot me fjalë…sidomos dashuria”.

Nuk dihet prej sa kohësh janë bashkë dyshja e artistëve por ama duken shumë bukur bashkë.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF