Shën Valenti: Lori Hoxha merr buqetën me lule dhe NUK ËSHTË nga Visi

Prej kohësh flitet se fashionistja Lori Hoxha i ka dhënë fund historisë së saj disavjeçare të dashurisë me Vis Bajraktarin. Ndonëse asgjë nuk ëhstë pranuar nga dyshja, detajet, thëniet apo dedikimet e fshira nga fotot e tyre bashkë kanë bërë që dyshimet gjithmonë e më shumë të konsiderohen si të vërteta.

E ky Shën Valentin, nëse lidhja ka marrë fund, me siguri është i pari që 25-vjeçarja nuk e feston, ose më saktë e feston vetëm!

Por nëse për Lorin nuk ‘mendon’ i dashuri ka kush mendon!

Përmes një videoje pak sekondëshe, Lori ka treguar se në derën e shtëpisë në Londër i ka mbërritur një tufë me tulipanë që mesa arrijnë të kuptojmë nga pusulla i ka ardhur nga një dashuri e vogël por shumë e madhe për të siç është nipi London.

Në emër të vogëlushit 2-vjeçar, djali i Sarës dhe Ledionit, i ka dedikuar tezes së tij një buqetë me lule ngjyrë portokalli ndërsa në dedikim i shkruan” Joji (Lori) Gëzuar Ditën e Shën Valentinit”, ndërsa urimi siç shihet edhe në fund është nga London Noor Liço, nipi i saj.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article