KreuStil Jetese

Një kopësht me trëndafila vetëm për Kylie Jenner

Sot do të jetë Shën Valentini i dytë që Travis Scott feston me partneren e tij Kylie Jenner. E kjo datë e rëndësishme që celebron dashurinë nuk mund të kalonte pa u vënë re nga reperi pasi ai ka përgatitur një super surprizë për biznesmenen 21-vjeçare.

Vet Kylie ka publikuar disa video e foto ku shfaq një tunel të mbushur plot me trëndafila të kuq e rozë të kompozuar në formë zemre. Rruga përmes tunelit ishte e shtruar me një dysheme pasqyre dhe me qirinj në anë. E sigurisht teksa Kylie ecte në tunelin e dashurisë në sfond nuk mund të mungonte edhe muzika.

Në fund të tunelit, milionerja ka gjetur një zemër të ndriçuar nga dritat dhe e gjitha kjo ëhstë thjesht surpriza e radhës që reperi Scott bën për nënën e vajzës dhe partneren që dashuron.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF