KreuStil Jetese

Dhurata e shtrenjtë që mori Adelina Tahiri për Shën Valentin ( që një ditë përpara)!

Adelina Tahiri përgjithësisht, merr dhurata të shtrenjta, dhe duket qartë që bashkëshorti I saj, juristi maqedonas Serjozha Markov nuk kursehet kur vjen fjala për t`I bërë qejfin të shoqes. Po cila ishte dhurata që kishte menduar për këngëtaren këtë Shën Valentin?

Adelina e ka treguar vetë përmes rrjeteve sociale, ku I është përgjigjur pyetjeve nga fansat. Ajo rrëfeu se dhurata që ka marrë ishin një palë syze tejet të bukura  ‘Tom Ford’, të cilat kushtojnë 618 dollarë.