Balerini Graciano Tagani pak kohë më parë deklaroi publikisht largimin nga trupa e baletit të koreografit Albi Nako dhe sipas tij largimi i ishte njoftuar vetëm me anë të një mesazhi.
Graciano deklaroi asokohe se ndjehej i zhgënjyer dhe i befasuar nga ky komunikim i befasishëm bërë nga koreografi megjithëse kishte vendosur të shihte përpara. Pikërisht për këtë është pyetur Graciano në intervistën te “Mos i fol shoferit” ku ka zbuluar se ai dhe Albi Nako janë takuar pas deklaratës së bujshme televizive e se kanë mundur të komunikojnë me njëri-tjetrin.
“Jam takuar me Albin dhe kaq. Ne u takuam, folëm për problemet, më në fund u sqarova për largimin tim nga puna, që ishte një keqkuptim”, u shpreh Graciano. I pyetur për arsyen e largimit të menjëhershëm ai tha se e gjitha kishte qenë një keqkuptim i madh, se gjërat më mirë që ndodhën kështu e se sot ata
vazhdojnë të komunikojnë, por nuk dëshiroi të japë detaje të tjera.
Kjo është veshja që do shihni kudo në 2019!
Parashikimi i horoskopit, datë 01 mars 2019
