KreuStil Jetese

Albi Nako në RAI! A ka lidhje largimi me Klaudian, flet koreografi

Pas ditë më parë koregrafi Albi Nako publikoi një foto të tijën pranë zyrave të televizionit italian RAI duke ngritur dyshime se një projekt i ri kishte nisur në karrierën e tij. Ajo që ngriti më shumë dyshimet ishte pikërisht diçitura e shkruar “Bye Tirana” që fliste për një largim nga kryeqyteti dhe Tv Klan i balerinit.

Ish-bashkëshortja e tij balerinë Klaudia Pepa i shkroi “Paç fat” ndërsa Alba Hoxha, e përfolur si e dashura e tij aktuale, i shkroi nën foto “Domethënë na le?” duke krijuar një zhurmë në portale.

Por si qëndron e vërteta e largimit të Albi Nakos nga Shqipëria drejt Italisë?

Vet koreografi është pyetur nga “Revista Class” lidhur me këto zëra dhe ka sqaruar për herë të parë se çfarë po ndodh me karrierën e tij dhe ka sqaruar se ka nisur një angazhim të tijin në televizionin italian.

“Njeriu është i lirë që të bëjë zgjedhje në jetë dhe të mos qëndrojë në një vend. Jam në një tentativë projekti brenda Rai-t që ka lidhje me baletin, sigurisht. Nuk jam shkëputur nga televizioni Klan sepse unë aty kalova 20 vite të karrierës dhe arritjeve të mia profesionale. Për sa kohë do të ketë projekte të reja, unë jam i gatshëm të bashkëpunoj. Sa i takon Rai-t jam 80% afër realizmit të këtij projekti të madh”, tha Nako ndërsa mohoi që projekti dhe angazhimi i tij në Itali të ketë lidhje me balerinën Klaudia Pepa, ish-bashkëshorten e tij e cila ka tashmë një karrierë të suksesshme në shtetin fqinj. “Janë të gjitha spekulime. Nuk do të jem afër me Klaudian, edhe pse projekti im i ri ka lidhje me baletin”, përfundon ai.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF