KreuStil Jetese

I bashkon e shkuara me partner problematikë; Albërija-Elvanës: “Kemi lindur për të vuajtur”

Albërije Hadërgjonaj është kthyer pas në kohë teksa ka dëgjuar për herë të parë këngën e re të Elvana Gjatës “Tavolina e mërzisë”.

Duke rikujtuar të shkuarës e saj me partnerin problematik që është akuzuar për trafik droge e duke e ngjasuar atë me historinë e Elvanës, këngëtarja nga Kosova ka dashur t’i japë kurajo Gjatës duke i dedikuar disa fjalë.

Teksa në sfond luhet kënga e re që e rikthen kështu Elvanën në tregun muzikor pas periudhës problematike Albërije shkruan: “Ja një Alberi tjetër që nuk e mposht asgjë. Kjo është historia ime dhe nga pafajësia jam gjykuar. Po përgjigja=kemi lindur për të vuajtur. Bëjmë art deri në vdekje! Kurrë mos ndalo. Lart e më lart të gjitha femrat shqiptare. Elvana (shoqëruar me emoji-n e mbretëreshës).”

Elvana Gjata njësoj si Albërie Hadërgjonaj janë përfolur për historitë e tyre të dashurisë me partner problematik. Bashkëshorti i Albëries- njëkohësisht babai i dy vajzave të saj, disa vite më parë ka qenë i burgosur dhe u përfolur e arrestimi i tij kishte ardhur për shkak të implikimit në trafik droge.

Nga ana tjetër, i fejuari i Elvana Gjatës, Ervini gjithashtu u përfshi në ngjarjen e rëndë ndodhur në tetor në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë një person dhe ku si shkak u përfol fillimisht një ngacmim ndaj këngëtares e më pas u tha se përplasja kishte ndodhur për pazare droge.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF