Çfarë po ndodh me jetën personale të këngëtares Elvana Gjata po shton edhe më shumë kureshtjen e publikut. Nuk dihet nëse artistja shqiptare vazhdon historinë e saj të dashurisë me të fejuarin Ervin Mata, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në ish-Bllok, Tiranë. Një herë shfaqet me unazën e diamantit e një herë pa të, Elvana po na konfuzon të gjithëve lidhur me statusin e saj aktual.
Vetëm pak sekonda më parë, ylli i “Mike” publikoi një dedikim dashurie në Story-n e saj në Instagram ku shkruante “Sa shumë të paskam dash”.
Por pak minuta më pas Elvana e fshi menjëherë mesazhin ‘e koduar’ duke bërë që menjëherë të nisin edhe hamendësimet se kujt mund t’i jetë kushtuar ai.
Nuk dihet nëse këngëtarja e fshiu mesazhin e publikuar në një moment ndoshta dobësie apo e fshiu për të mos krijuar thashetheme të tjera në sferën private, duke qenë prej pak ditësh i është rikthyer karrierës muzikore dhe publikut pas periudhës aspak të lehtë që kaloi nga tetori i 2018-ës.

Në Oscars ishte dhe Bleona dhe dukej një YLL

Festa e vërtetë e Oscars është : After Party











Parashikimi i horoskopit, datë 23 shkurt 2019






