
Pas diellit dhe ditëve të ngrohta së fundmi, siç ishte parashikuar edhe nga sinoptikanët, kjo e shtunë do të sillte dëborë në shumë qarqe të vendit. Reshje të shumta ka pasur në veri të vendit, në zonat malore por edhe në juglindje, ku Korça është mbuluar nga bora.
Surprizë ka qenë për Durrësin, ku në qytetin bregdetar ka mbërritur edhe bora e parë për këtë vit, ndonëse reshjet janë të rralla.
Sa i përket kryeqytetit disa flokë të rrallë ka nisur në mëngjes herët por që nuk kanë mbajtur shumë, ndërsa sipas Top Channel, Dajti është zbardhur i tëri.
Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë vendin dhe kthjellime prej orëve të pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit deri në kuotat e ulëta dhe ato bregdetare.

Parashikimi i horoskopit, datë 23 shkurt 2019
















Parashikimi i horoskopit, datë 21 shkurt 2019

Përse Karl Lagerfeld mbante gjithë kohën doreza!

